Lista e “Francë 2016″/ De Biasi: Evropiani rast unik, japim maksimumin (mesazhi për futbollistët)

0
3035
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi ka dhënë një konferencë për mediat në nisje të përgatitjeve për evropianin “Francë 2016”. Ai deklaroi para gazetarëve se kuqezinjtë do të përballen me kombëtare më të forta, por do të japin maksimumin.

“Pritshmëritë e mija janë që të kuptojmë se është një rast unik që kemi në dorë. Gjëja kryesore që na bëri të kemi sukses është fakti që ne njohim limitet tona. Është rast unik për miliona shqiptarë dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi siç kemi bërë deri tani. Do të japim maksimumin pa ndier presionin. Duhet të luajmë pa ndier presionin.”, tha De Biasi.

Më tej trajneri zbardhi për mediat edhe një mesazh që u ka nisur disa ditë më parë futbollistëve. Ja çfarë shkruhej në mesazhin ku kërkohej angazhim nga djemtë e kombëtares:

“Për 10 ditë nis grumbullimi për ndeshjen e parë ndaj Zvicrës në Evropian,. Për të gjtihë do të jetë rast unik, dhe për të nderuar një fanelë, për të treguar vlerat tona duhet të japim maksimumin. Kriteret do të jenë gjendja fizike dhe disponibilitetit për të qenë pjesë e skuadrës. Janë 27 lojtarë të grumbulluar, por vetëm 23 do të shkojnë në Francë. E do që kërkoj shumë, por kemi shumë për të bërë në këtë turne”, thuhej në mesazhin e lexuar nga De Biasi./a.m.

lista1

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad