LIVE/ Rama: Protestat, ndikim pozitiv tek qeveria

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në bashkëbisedim e fundvitit me gazetarët, duke u ndaluar tek protestat gjatë 2018-s, Kryeministri Edi Rama tha se ato kanë ndikuar pozitivisht tek qeveria. “Protestat janë pjesë e natyrshme e shoqërisë demokratike, janë një mënyrë për të kërkuar që të dëgjohesh. Protestat janë një aspekt shumë i dobishëm për të kuptuar pulsin e një shoqërie në një moment të caktuar. Protestat kanë ndikuar pozitivisht tek unë dhe qeveria”.

I pyetur për ndryshimet në qeveri, Rama tha se asnjë ministër nuk është shkarkuar, por ata janë zëvendësuar. “Ata kanë kontribute themelore në të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur”.

Kreu i qeverisë u ndal në veçanti tek Lindita Nikolla, për të cilën tha se “është ministrja që ka bërë atë që asnjë burrë në atë detyrë për 20 e kusur vite nuk e bëri dot”.

ERTV Live😊: Konferenca tradicionale e fundvitit, me gazetarë dhe miqtë e rrjetit në FB&Twitter&Instagram

Gepostet von Edi Rama am Montag, 31. Dezember 2018

Zjarr Tv Ad