2019 nis xhiron e globit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viti i Ri ka trokitur në Zelandën e Re, me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh në Auckland.

Spektaklet zhvillohen njëherësh në dy prej objekteve ikonë, Sky Tower dhe Harbour Bridge. Ekipi që ka organizuar spektaklet ka përdorur 500 kg fishekzjarre, 1.5 tonë objekte mbështetëse dhe 12 kilometër sistem kabllor.

Është dashur 6 muaj për të përgatitur shfaqjen 5 minutëshe. Auckland i Zelandës së Re është i pari metropol që pret Vitin e Ri, por fillimisht 2019-a ka hyrë në ishujt Samoa në oqeanin paqësor.

Spektaklet vijojnë me Australinë, më pas me vendet e Azisë për të mbërritur në mesnatë në Europë.

Zjarr Tv Ad