Lleshaj takon Ina Nukën: Model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar sot me efektiven  e policisë Ina Nuka. Ka qenë ministri i cili ka publikuar foton, në rrjetet sociale, për të cilën thotë se është rikthyer plot forcë dhe energji për të vazhduar shërbimin.

Lleshaj e cilëson efektiven Nuka, model domethënës angazhimi për rininë.
“Sot prita në zyrë Inën, të rikthyer plot forcë, energji dhe vullnet për të vazhduar shërbimin ndaj sigurisë tonë. Një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë”, shkruan ministri Lleshaj.

Një natë më parë, Nuka u kthye nga Turqia ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që i ktheu gishtin e madh të dorës që humbi për shkak të një kapsolle në protestën e 22 nëntorit. Ajo u prit nga zv.ministrja e Brendshme si dhe drejtues të policisë e kolegë.

Zjarr Tv Ad