Lleshaj shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në Facebook, Lleshaj shkruan se policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha apo për përparësinë e këmbësorëve.

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve. Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj.. Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës. Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare. Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”

Zjarr Tv Ad