“LODHJE PANDEMIKE”, britanikët s’e mbështesin qeverinë për masat e reja, rastet me koronavirus kapin majat

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria britanike e ka të vështirë të gjejë mbështetjen e qytetarëve për zbatimin e masave të reja anti-covid.

Në muajin maj, britanikët e kishin parë me sytë e tyre horrorin në Itali, tejmbushjen e spitaleve dhe morgjeve, me mijëra raste infektimesh dhe qindra vdekje në ditë. E pothuajse të gjithë i mbështetën masat parandaluese të qeverisë britanike.

Tashmë që vera kaloi, rastet ditore me koronavirus pësuan rënie të madhe dhe në një kohë kur qeveria e Boris Johnson është akuzuar për inkopetencë, neglizhencë dhe hipokrizi, situata është në një kaos të plotë.

Ekspertët thonë se kjo është për shkak të asaj që e quajnë “lodhje pandemike” që tashmë ka kapur jo vetëm Britaninë por të gjithë kontinetin.

Rastet ditore janë kthyer në majat më të larta, nga 12 mijë në 22 mijë raste të reja në ditë. Këtë të hënë Boris Johnson pritet të prezantojë sistemin e ri të masave ndërsa tre spitaleve të reja në Manchester, Sunderland dhe në qytetin Harrogate iu është thënë të jenë gati për përballimin e një vale të re pandemie.

Zjarr Tv Ad