Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now, në Euronews Albania se ambasada e SHBA është e zhgënjyer me punën e SPAK muajt e fundit.
Spahiu u shpreh se zhgënjimi lidhet me pritshmëritë për disa çështje madhore që dyshohet se pengohen nga politika.
Sipas tij, në dyshimet e diplomacisë ‘konsiderohet se ata që e pengojnë janë vetë qeveria, se mund të jetë një lojë e përbashkët mes krerëve të opozitës dhe Ramës që pengon hapjen e dosjeve të rëndësishme.
“Prokurorët punojnë në kushte shumë të mira se dje dhe kanë kushte 10 herë më të mira se një deputet. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe dhe zhgënjimi edhe më i madh. Unë hyj tek ata që nuk ka besuar të reforma në drejtësi. Nuk mund të ketë një vend në botë që të ketë një drejtësi të kulluar mes institucioneve të inkriminuara. Kudo sistemi i drejtësisë ka të njëjtin nivel besueshmërie me sistemin politik”, tha Spahiu.