Lojërat Aziatike 2023 një surprizë e jashtëzakonshme shumë dimensionale për botën

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artur Nura

Edicioni i 19-të i Lojërave Aziatike mbahet në Hangzhou, në Kinën lindore, nga 23 shtator deri më 8 tetor 2023. Këshilli Olimpik i Azisë (KOA), në maj kishte shtyrë garat e planifikuara fillimisht nga 10 deri në 25 shtator 2022 për shkak të pandemisë Covid-19.

Gjatë dy muajve të fundit, një task-forcë e krijuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOA-së ka mbajtur diskutime të ndryshme me Komitetin Olimpik Kinez (COC), Komitetin Organizativ të Lojërave Aziatike Hangzhou dhe palë të tjera të interesuara për të finalizuar datat e reja të garave, në konsideratën e kalendarit sportiv global.

“Ne do të bëjmë përpjekje të përbashkëta me KOA dhe të tjerë për të kryer punën përgatitore për të siguruar suksesin e Lojërave,” tha para fillimit të këtyre lojërave Komiteti Olimpik Kinez në një deklaratë për shtyp.

CFP
CFP

CFP

“Do të vendoset bashkëpunim të gjithanshëm me palët e përfshira në përgatitjen e Lojërave sipas datave të reja, me qëllim organizimin e një spektakli gala sportive dhe kulturore me ngjyrat Madhështinë Kineze, Stilin Zhejiang dhe Shijen Hangzhou”, thuhej në deklaratën e organizatorëve.

Dimensioni I jashtëzakonshëm sportiv ndërkombëtar.

Mediat europiane raportojnë që Presidenti kinez Xi Jinping hapi Lojërat Aziatike në Hangzhou të shtunën, duke inauguruar kështu një event sportiv kolosal në të cilën do të marrin pjesë më shumë atletë sesa në Lojërat Olimpike.

Në fakt, raportohet se më shumë se 12 mijë atletë nga 45 kombe dhe territore të Azisë dhe Lindjes së Mesme ndodhen në qytetin kinez për të garuar në dyzet disiplina.

Atletët garojnë për medalje në disiplina që variojnë nga atletika, noti, futbolli, si dhe një sërë specialitetesh rajonale duke përfshirë garat me varkë, artin marcial kinez wushu dhe kabaddi, një sport i njohur në nënkontinentin Indian.

Nëntë sporte, duke përfshirë boksin, break dancing dhe tenisin, do të shërbejnë si kualifikuese aziatike për Lojërat Olimpike të Parisit vitin e ardhshëm.

CFP

Sipas Internazionale.it mikpritësit kineze janë favoritët për të zënë vendin e parë në tabelën e medaljeve, falë një delegacioni prej gati 900 personash, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut po luftojnë për vendin e dytë.

Surprizat teknologjike tejkalojnë garat sportive?

Zhangzhou është një qytet me 12 milionë banorë një orë udhëtim me tren nga Shangai, është kryeqyteti i industrisë së teknologjisë së Kinës dhe gjatë Lojërave do të përdoren autobusë pa shofer, qenë robotë dhe sisteme teknologjike të njohjes së fytyrës.

Raportohet që ndriçimet digjitale në ceremoninë e hapjes thyen një rekord dritash ndriçimi të pa parë më parë në historinë e Lojërave Aziatike, por edhe në plan global ceremonish të ngjashme. Kjo gjë sigurisht ka mahnitur të gjithë dhe duket se ka arritur qëllimin ti demonstroi botës aftësitë shkencore dhe teknologjike të sipërmarrjes kineze.

CFP
CFP

Inteligjenca Artificiale është një nga konceptet bazë për organizimin e Lojërave Aziatike këtë vit, dhe elementët teknologjikë janë integruar gjithashtu në çdo aspekt të Lojërave Aziatike. Me celularin personal ishte e mundur për tu bërë “pishtar digjital” përmes faqes së dedikuar digjitale dhe Radio e Jashtme e Kinës në gjuhën italiane raporton që numri total i pjesëmarrësve tashmë ka kaluar 100 milionë. Ky zhvillim teknologjik tashmë ka udhëtuar në mbi 100 vende të botës.

“China Daily” raporton që këto lojëra aziatike janë një realitet shumë surprizues teknologjik sepse qytetet pritëse të Lojërave Aziatike kryesisht Hangzhou dhe pesë qytete të tjera në provincën Zhejiang, kanë përdorur teknologjitë më të fundit të komunikimit si interneti 5G-Advanced për të siguruar një lojë sa me smart aziatike kundrejt organizimeve të ngjashme globale.

5G-Advanced, një teknologji lider global i komunikimit, lehtësoi transferimin e të dhënave deri në 10 herë më shpejt se rrjetet standarde 5G gigabit. Komiteti organizativ i Lojërave Aziatike Hangzhou, bëri me dije se kjo teknologji është vendosur në automjete inteligjente të lidhura dhe me operacione smart të ekipeve dhe vendeve konkurruese. Rrjeti 5G-A 10 gigabit është instaluar përgjatë rrugës që lidh Qendrën Olimpike Sportive Hangzhou dhe stadiumin e Lojërave Aziatike.

CFP
CFP

IoT pasive është një tjetër teknologji komunikimi e aplikuar gjerësisht për të arritur menaxhim inteligjent gjatë këtyre Lojërave Aziatike. Qendra e Sporteve Hangzhou ka përdorur etiketat pasive të IoT për të monitoruar temperaturat dhe lagështinë e mjedisit në kohë reale.

Kjo Teknologji po përdoret për të lehtësuar gjurmimin e automjeteve logjistike dhe menaxhimin e databezit. Këto etiketa po ndihmojnë në menaxhimin e inventarit të aseteve dhe mundësojnë monitorimin e aseteve të vlefshme, si automjetet dhe biçikletat elektrike, për të parandaluar edhe vjedhjet.

Teknologjia e drejtimit autonom është aplikuar për autobusët pa shofer, të cilët lëvizin përpara dhe mbrapa midis gjimnazit të Qendrës Sportive Deqing dhe fushës së basketbollit të qytetit të informacionit gjeografik Deqing.

Impresion personal mbi këto zhvillime Aziatike!

Padyshim që duke lexuar dhe komentuar këto dimesione të veçanta të këtyre eventeve të jashtëzakonshme në teknologji, organizim e gara sportive, arrin të imagjinosh kënaqësinë që ata njerëz që kanë marrë pjesë atje kanë mundur të provojnë!

CFP
CFP

CFP
CFP

Arrin të imagjinosh edhe kënaqësinë që ata sportistët në numër të jashtëzakonshëm kanë provuar jo vetëm duke garuar, por edhe duke u ndjerë spektator të një spektakli kaq gjigand e të mahnitshëm dhe ndihesh i “pafat” që nuk ke qenë edhe ti atje!

Por në fund, racionalisht ngushëllohesh duke menduar që edhe shumë nga lexuesit e tu në gjuhën shqipe të këtij shkrimi janë si ty dhe mund të mësojnë më shumë për këto evente të jashtëzakonshme nga radhët që shkruan ti për këtë spektakël, jo vetëm sportiv, por edhe teknologjik e kulturor./CRI.CN

Zjarr Tv Ad