I pandehur në SPAK? Ahmetaj nga arratia: Tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të kopesë

0
8
Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise, ne lidhje me koncesionet ne buxhetin e vitit 2019. Kontratat e koncesioneve me formulen e Partneritetit Publik Privat do te kene nje fature prej 807 miliard leke, 50 % e tyre vetem ne energjetike./r/n/r/nMinister of Finance and Economy, Arben Ahmetaj speaks during a meeting of Parliamentary Economy Committee, about the concessions of the budget of 2019. Concessions with Public-Private Partnership will cost ALL 807 billion, 50% of which only for energetic sector.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me lajmin se është marrë sërish si i pandehur në SPAK për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.

Ish zv.kryeministri, tashmë në arrati, shkruan se nuk ka dijeni për vërtetësinë e lajmit, megjithatë nëse do të ishte i vërtetë, ai e cilëson si një përndjekje, të një “segmenti të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi”, shkruan ai, ku thotë se duan që ta bëjnë “delen e zezë”, kur në të vërtetë, kopeja ka një tjetër “kokë të vërtetë të zezë”.

Ahmetaj fton median të angazhohen në zbërthimin e dosjes, për të cilën shprehet se do të ketë detaje të reja së shpejti.

Ahmetaj: Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë.

Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.

Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.

Cili është thelbi i asaj dosje?

Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.

Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.

Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.

Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.

Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë.

Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!

Zjarr Tv Ad