Protesta e studentëve të Mjekësisë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Nga përballja me Manastirliun, tek dorëheqja e zv/ministres, cilat janë kërkesat e tyre

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E hëna e 9 Tetorit ka nisur sërish me protesta për studentët para Universitetit të Mjekësisë.

Në shenjë protestë ata janë mbledhur kundër ligjit të ri për punën e detyruar brenda Republikës së Shqipërisë për një periudhë 5- vjeçare, para se të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.

Kësaj radhe ata kanë vendosur të dalin me tre kërkesa të qarta, prej ku kërkojnë përkrahje të Universitetit, përballje drejtpërdrejt me Ministren e Arsimit, si dhe dorëheqjen e zv/ministres së Arsimit.

“Marshimi do jetë me thirrje dhe thirrjet tona do jenë:

Përkrahje e universitetit karshi nesh, përballja e ministres me ne live, se nuk e ka guximin për ta bërë deri më tani dhe dorëheqja e zv.ministres. A jeni gati të shkojmëtek Ministria e Arsimit?”, tha një prej studentëve, në një nga thirrjet e përbashkëta.

Pasi kanë bojkotuar mësimin, studentët nisën marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit, duke refuzuar kështu ligjin në fjalë.

Çështja në fjalë tashmë ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese

Zjarr Tv Ad