Luan Baçi i ankohet kryetares Nikolla: Më kanë ndërruar vendin, më thanë do rrish në korridor

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luan Baçi, ka thënë në nisje të seancës së sotme plenare se kanë tentuar t’i ndërrojnë vendin në ulëset e Kuvendit. Baçi u shpreh se të hënën e kaluar në vendin e tij kishte gjetur një koleg tjetër. Dikush më tha të qëndrojë në korridor, pohoi deputeti.

Ai tha se Basha ka dërguar shkresë për këtë gjë, por theksoi se nga grupi e përjashtojnë vetëm demokratët.

“Të hënën kaluar në seancë u paraqita në Kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkrese për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni.

Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin e ke në korridor dhe do të rrish në korridor. Emrin dhe karrigen nuk ma ka caktuar Basha. Mua me përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët”, u shpreh Baçi.

Zjarr Tv Ad