Luan kitarë gjatë operacionit në tru

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një muzikant i jazz në Afrikën e Jugut luajti kitarë ndërsa po operohej në tru për heqjen e një tumori.

Musa Manzini u mbajt zgjuar gjatë operacionit 6 orësh, që u krye javën e kaluar nga një ekip neurokirurgësh të specializuar.

Për të shmangur paralizën dhe humbjen e funksioneve cerebrale të kontrollit dhe lëvizjes së vullnetshme, veçanerisht të gishtave, mjekët i kërkuan që të luante pjesë muzikore në kitarë ndërkohë që operohej.

Procedura u zhvillua në spitalin Chief Albert Luthuli në qytetin bregdetar të Durbanit.

Zjarr Tv Ad