Luan Rama: Paketa anti-shpifje një marrëzi

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Luan Rama nëpërmjet një deklarate për mediat tha se mazhoranca u detyrua të tërhiqej nga marrëzia e tyre për ta miratuar dhunshëm paketën “Anti-Shpifje”.

Luan Rama: ‘’Paturpësisht, mazhornaca nuk pati guximin të kërkonte ndjesë për kostot që krijoji, për debatin që hapi, për problemin që krijoi mbi imazhin e vendit edhe tek partnerët ndërkombëtarë dhe u desh me të drejtë kthimi i ligjit në Kuvend nga ana e  Presidentit të Republikës. U desh krijimi i një fronti të përbashkët dhe unik, të aktorëve mediatik shqiptar, por edhe të partnerëve ndërkombëtar të Këshillit të Europës, të Komisionit Europian, të  OSBE-së dhe të një morie organizimesh të tjera  në kundërshtim të kësaj marrëzie që e ka emrin “Paketa Antishpifje” që të imponohej tërheqja derisa të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias.’’

Nga selia e LSI ai bëri një bilanc të përmbledhur të zhvillimeve politike dhe të të gjithë situatës në vend në mbyllje të janarit, muajit të partë të vitit 2020.

Luan Rama: ‘’Në fakt ajo çfarë bën përshtypje dhe që nuk bën fare surprizë për shqiptarët është që dhe janari i vitit 2020 nuk bën përjashtim nga trendi i problemeve të mëdha të qeverisjes në vend dhe e tërë kjo gamë problemesh evidenton edhe një herë faktin e rëndë, faktin e trishtë që faktikisht dhe fatalisht shqiptarët vazhdojnë të mos qeverisen, shqiptarët vazhdojnë të jenë nën pushtetin e dhun shëm të një qeverie që nuk punon për ta e për pasojë situata e tyre sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Në kontrast me vullnetin e shprehur të opozitës, në kontrast me atë çfarë synon në fakt  tryeza e dialogut politik ku po punohet për Reformën Zgjedhore, e cila është në thelb edhe përmbushja e detyrimit të vetëm që ka opozita në kuadër të të gjitha kushteve Bundestagut gjerman, e gjithë pjesa tjerët është si mos më keq.”

Në fund të deklatartës së tiJ Rama evidentoi përmes fakteve, të dhënave, shifrave konkrete është rritja alarmante e kri minalitetit, rritja e numrit të vra sjeve, rritja e pasigurisë dhe evidentimi i mungesës së efiçencës së organeve shtetërore, organeve ligj-zbatuese në krijimin e kushteve të parametrave të sigurisë në vend.

Luan Rama: ‘’Nuk ka se si të ndodhë ndryshe sepse e kam thënë dhe e përsëris që qeverisja e vendit, mazhoranca e vendit duke pasur nje bazë kri minale që lidhet me kri min elektoral, me vje dhjen, me rolin e grupeve kri minale në zgjedhje, natyrisht nuk ka se si të bëjë tjetër përveç se të jetë në sintoni të plotë me të gjithë veprimtarinë e grupeve kri minale që atë e suportojnë dhe në fakt, të cilat ajo punon.

Kri mi i organizuar shqiptar konfirmohet si më aktivët në Itali dhe mbështetet nga grupe të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani dhe Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejt me referentët e tyre në Shqipëri, në mënyrë të veçantë me aktivitetet kriminale komplekse.

Pra, kjo nuk është një sajesë mediatike. Këtu nuk kemi të bëjmë me një trill të ndonjë individi, por është pjesë e qëndrimit zyrtar që paraqet Ministria e Brendshme e Italisë në Dhomën e Deputetëve, pra në Parlamentin italian. Përballë kësaj situate, jo vetëm që nuk ka vend për hipokrizi të qeverisjes, jo vetëm që nuk ka vend për t’u fshehur, por ka vend për të nxjerrë përgjegjësi, ka vend për të reaguar me përgjegjshmëri dhe ka vend natyrisht për të vënë gishtin mbi të gjithë ata persona përgjegjës që në veprim apo bashkëveprim, në bashkëveprim apo në mosveprim, të përmbushjes së detyrës së tyre ka krijuar këtë realitet kri minal në vend që demonstrohet dhunshëm dhe me aktet kri minale të dokumentuara në realitetin shqiptar që në thelb shprehin jo thjesht pafuqishmërinë e organeve shtetërore por edhe veprimtarinë e tyre në tërë këtë paketë kri minale.’’

Zjarr Tv Ad