Betohet prokurorja e re e SPAK, Doloreza Musabelliu

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurorja më e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, znj. Doloreza Musabelliu bëri sot betimin para presidentit Ilir Meta. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), znj.Musabelliu. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Arben Kraja.

Zjarr Tv Ad