Luçiano Boçi flet për kandidaturën e Alibeaj në Bashkinë Elbasan: Baza nuk e pranon, s’është gjë e mirë…

0
418
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, thotë se baza e nuk do ta pranonte Enkelejd Alibeajn si kandidat për Bashkinë e Elbasanit. Sipas tij, në kushtet kur dhe vetë Boçi ka hyrë në primare, përfshirja dhe e Alibeajt nuk do të ishte e mirë.

I ftuar në emisionin “Log”, nënkryetari i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, është shprehur se sfida e tij është që të bashkojë demokratët.
Xhafo: A druheni se dobësohen shanset tuaja nëse zoti Alibeaj do të paraqitet me kandidat në Elbasan?

Boçi: Nuk është se është gjë e mirë dalja e një kandidati nga pjesa e PD. Por bindja ime, lidhja ime me bazën është që grupi tjetër ka në eter një vendimmarrje të trysnuar që mos ketë kandidat, për arsye se dhe historia ime politike, pasi kam qenë kryetar i PD, deputet, krijon një betejë të vështirë edhe për nga ana politike edhe nga ana morale.

E kam thënë edhe ën deklaratën time, që krahas sfidës për të fituar bashkinë, kam dhe sfidën për të bashkuar partinë. Baza e PD në Elbasan është e bashkuar rreth kandidimit. Baza nuk e pranon.

Zjarr Tv Ad