Habit Alimehmeti: Ja çfarë do bëj ditën e parë që do fitoj Bashkinë e Tiranës

0
581
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Pushteti” në Faxnews ka qenë i ftuar mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kandidon në primaret e Tiranës. Ai tha se primaret po ecin shumë mirë dhe çdo gjë po bëhet me transparencë. Ndërkohë nëse ai do të zgjidhet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjëja e parë që do të bëjë është të thërras organet audituese dhe KLSH për të bërë transparencë, pasi çdo kryetar duhet të dijë se nga po e nis.

Alimehmeti: Primaret është hera e parë në Ballkan. Ne do i vendosim me votë. Po ecën mirë si proces që te kandidimet, propozimet, në Tiranë, kushdo që shprehu dëshirën u pranua nuk u hoq

Duhet ta cojmë fuqinë e zgjedhjes te votuesi, fuqinë e ka votuesi. Duken transparente, po ecet sic duhet. Po i ofrohen oferta votuesve. Jemi të filozofisë së djathtë, duam të zgjedhim por duam oferta të ndryshme.

Në 2001 dolën fjalë se im atë do hidhte në erë urën e Maminasit. Me fjalë merren ata që meren me fjalë. Ne duam vepra, gjëra me firmë. Ju zotoj se që ditën e parë nëse fitoj do thirren organet kompetente, KLSH organet audituese të bëjnë transparencë, nëse gjejnë gjë ti cojnë në institucionet përkatëse, sepse administratori i bashkisë ditën e parë që e nis duhet ta dijë ku e ka nisur.

Zjarr Tv Ad