Luçiano Boçi paralajmëron Kryeministrin Rama: “Do të nxjerrim nga vrima ku je fshehur”, je i zhytur në veprime të rënda penale

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet në senacën e sotme plenare, duke thënë se kryeministri Edi Rama kërkon t’i mbyllë gojën opozitës.

Sipas tij Rama ka frikë të vijë në Kuvend, pasi është i lidhur me vepra të rënda penale, duke shtuar se PD po mbledh firma për ngritjen e një komisioni hetimor për kryeministrin.

Mes të tjerash Boçi u shpreh se Rama duhet të ishte i pandehur për çështjen e skandalit të  ish-zyrtarit të  FBI, Charles McGonigal.

Boci: Të gjthë burracakët kanë të  njëjtë pamje,veprojnë në të njëjtën mënyrë, sikuyrse Rama fshihet. Atë që nuk e ka arritur dot me Gonigal ,këto të arrijë sot me mbylljen e gojës së opozitës.

Rama është i lidhur me vepra penale, lidhen me tradhtinë kombëtare. Nikolla shmangu me udhër të tij këtë mocion të kërkuar nga ne. Këto tregojnë se Rama është i shitur,  përpiqet për të goditur ssistemin demokratik në Shqipëri.

Nuk është çështje e një foto të bëra para 5 vitesh, por ka një tendencë për të shkëputur vëmendjen nga  drejtësia amerikane. Është tradhtuar vendi, sistemi. Faktet tregojnë se tradhtia dhe goditja ndaj opozitës është e fortë.

Ai duhet të vendoset para drejtësisë dhe duhet të ishte i pandehur. 14 herë është përmendur me emër dhe mbiemër Rama në aktakuzë.
Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor dhe kemi mbledhur 40 firma dhe po vazhdojmë  të mbledhim firma.

Do të nxjerim nga vrima ku është futur dhe do të vijë të japë llogari për tradhëtinë ndaj vendit, ai ka korruptuar mediet. Formaliteti është zbatuar nga Nikolla me urdhër të Ramës.

Ne na është hequr e drejta e fjalës. Ai do të godasë opozitën, duke na hequr fjalën e lirë, kërkon të eliminojë opozitën.

I’m

Zjarr Tv Ad