Luçiano Boçi përplaset me Alban Dudushin: Ti ha bukë duke sharë Berishën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shoqëruar me debate të ashpra diskutimi mes panelistëve në emisionin “Top Story”, ku po diskutohej mbi arrestimin e Sali Berishës dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.

Marrëdhënia e PD-së me ndërkombëtarët ndezi diskutimin mes gazetarit Alban Dudushi dhe nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçit, ku ky i fundit iu drejtua dhe me fjalët “ti ha bukë duke sharë Berishën”.

DEBATI:

Kaso: Fokusi kryesor është tek beteja. Sot nuk i shohim jo se nuk ka, jemi në kontakt të përditshëm, duke nisur zgedhje me standarde. Sigurt ka kontakte, ka më shumë se një kontakt, më shumë se një përfaqësi.

Dudushi: Me kë takohen se kryetarit nuk i flasin.

Kaso: PD nuk është vetëm kryetari, fatmirësisht është e madhe.

Dudushi: Dikur pa qenë kryetar i shkonin më derë. Shkonte tek Lulzimi e noterizonte Berisha tek zyra vet.

Kaso: Këtë nuk e dimë ne, e kemi me të dëgjuar.

Dudushi: Jo, e kemi me kamera.

Boçi: Po lëre të flasë.

Kaso: Unë nuk shihja kush vinte në seli, roje poshtë zyrës në seli nuk bëja, shkonin më parë tek Berisha apo Basha.

Duma: Nuk është mit, Ivi është mit Donald Lu shkonte tek Berisha në zyrë?!

Dudushi: I thoshte hiqe Lulin se nuk bënte për këtë punë.

Kaso: Jemi me kontakte me të gjithë aktorët.

Boçi: Për të dhënë argumente i referoheni së kaluarës. Jeni me dy standarte atëherë. Ka ndryshuar, ka evoluar niveli komunikimit pse më ca ka, se do ti?

Dudushi: Mos na bëj për budallenj.

Boçi: Si e konsideron ti veten është çështja jote.

Dudushi: PD është Berisha, takohet me njeri Sali Berisha? Po apo jo?

Boçi: Pse unë si vij, nuk vij si përfaqësues i PD? Ivi nuk vjen? Ti Alban hyn tek ata persona që ha bukë duke sharë Sali Berishën, bravo ju qoftë!

Dudushi: Ti je përfaqësues i Sali Berishës. Nuk kam ngrënë bukë duke sharë Berishën, kam bërë shumë gjëra.

Dudushi: S’më thua dot që ha bukë duke sharë Saliun, sepse i bie të të them ty që ha bukë se i shkon Saliut nga mbrapa.

Boçi: Kur shkoj në parti nuk paguhem.

Dudushi: Unë marr për detyrën që bëj si gazetar.

Boçi: Mos devijo argumentin.

Zjarr Tv Ad