“Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në Shqipëri”, Sejko: Inflacioni kërcënim serioz për ekonominë, ja çfarë duhet të bëjmë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka komentuar sot situatën ekonomike të vendit dhe ndikimin që lufta në Ukrainë i ka shkaktuar ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij sot, Sejko foli për seriozitetin me të cilin duhet menaxhuar kriza e krijuar nga lufta në Ukrainë, teksa thotë se Shqipëria po përballet me sfida të shumta.

Sejko u ndal te inflacioni, ku theksoi se në gusht ka qenë në masën 8%, ndërsa shtoi se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë zbutja e tij dhe kthimi në objektiv.

“BSH kanë qenë e angazhuara në bisedime me FMN- në në kuadër të artikullit 4. Në fokus kanë qenë sfidat globale dhe reformat strukturore. Në tërësi konstatoj se BSH dhe FMN kanë ndarë qasje të ngjashme për ecurinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar në sfida serioze edhe në vendin tonë. Inflacioni në muajin gusht kapi 8%, që ndikon në stabilitetin makroekonomik.

Ky inflacion dëmton perspektivat afatgjata të zhvillimit të vendit. Fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. BSH është fokusuar te normalizimi gradual i politikës monetare.

Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që inflacioni do mbetet i lartë dhe gjatë 2-3 muajve në vijim. më tej stabilizimi i tregjeve do të sjellin një reduktim të inflacionit.

Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet. Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm. nga bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid,” tha Sejko.

Zjarr Tv Ad