Luiza Gega kualifikohet për në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega, atletja shqiptare është kualifikuar për në finalet e Olimpiadës, Tokyo 2020. Në finalet me pengesa për 3000 metra, Gega është renditur e pesta në baterinë e dytë, duke shënuar kohën 9:23:85, rezultat ky që e kualifikon direkt në garën e madhe finale në 4 gusht.

Me këtë kohë në këtë event, Gega ka arritur një rezultat të mirë për Shqipërinë, duke mbajtur lartë flamurin kuqezi në Olimpiadë.

Pas rezultateve jo të mira në disiplina të tjera, Gega ka bërë një paraqitje të mirë në atletikë. Finalja e 4 gushtit do tregojë më shumë për Gegën në këtë Olimpiadë.

Zjarr Tv Ad