Lulzim Basha denoncon:”Paratë e dhëna për inceneratorët nga qeveria,janë vjedhur dhe janë pastruar para të drogës,Ne do ti gjurmojmë kudo ku të kenë shkuar”

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncon atë që PD e ka quajtur si një prej aferave më të mëdha korruptive në vend, ndërtimin e inceneratorëve.

Basha tha se paratë e dhëna për inceneratorët nga qeveria, mund të ishin përdorur për të nxjerrë nga kriza vendin. Kreu i PD, Basha tha se me këtë “aferë” jo vetëm janë vjedhur shqiptarët, por edhe janë pastruar para të drogës. Ndaj ai premtoi se kur të vijë në pushtet do “t’i gjurmojë kudo që të kenë shkuar”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Padiskutim që ata që janë pjesë e kësaj afere, në gjykatë do të përfundojnë. Kjo është një aferë edhe më kriminale, afera e pastrimit të parave të pista, përpos vjedhjes së qytetarëve. Ky është një nga testet më madhore për organet e reja të drejtësisë. Partnerët e tyre dhe ata që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve në kohë pandemie dhe në kohë tërmeti, por janë përfshirë edhe në skema të pastrimit të parave të pista. Shqetësimi im është heshtja dhe fikja e shumë ekraneve mediatike sa herë që kjo aferë po përmendet. Paratë e shqiptarëve që kanë shkuar për këtë aferë të tmerrshme korruptive do të gjurmohen kudo që kanë shkuar. Këto qindra miliona euro të dedikuara për inceneratorët, 75 milion euro të paguara deri tani, do të kishin ndihmuar shqiptarët të dilnin nga vuajtja dhe efektet e krizës ekonomike.

Zjarr Tv Ad