Koronavirusi në Kosovë/Një viktimë dhe 68 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga 708 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, 68 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 14.368.

Ditën e djeshme 2 persona e humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa u shënuan 49 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani 648 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm it ë infektuarve ka shkuar në 16.247.

Zjarr Tv Ad