Lulzim Basha: Edi Rama është fajtor për largimin e të rinjve…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, pas të dhënave të Eurostat, ka reaguar në lidhje me emigracionin e shqiptarëve.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vendin e gjashtë në botë, për emigracionin. Lidhur me këto të dhëna, kryetari i PD-së, është shprehur se; kryeministri Edi Rama, është fajtor pse qytetarët kanë braktisur vendin.

Ndër të tjera, kryedemokrati shprehet në reagimin e tij se; dështimet e kryeministrit, kanë  detyruar të rinjtë të largohen nga Shqipëria.

Basha thotë se; vendi ynë ka situatën më te keqe ekonomike në rajon dhe se për këtë arsye, qeveria “Rama” duhe të  largohet.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon. Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”- ka shkruar  Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad