Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk di të mbajë premtime LSI i mban premtimet…

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm, është takuar me disa nga banorët e Vorës, me të cilët ka bashkëbiseduar për problematikat, që ata kanë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi ka fajësuar qeverinë “Rama”, për mosmbajtjen e premtimeve, gjë e cila sipas saj, ka varfëruar qytetarët shqiptarë.

Ndër të tjera, Kryemadhi është shprehur se; ndryshe nga Kryeministri Edi Rama, LSI është parti që i mban premtimet, prandaj qytetarët duhet ta votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon duke gënjyer prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, ka thënë Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad