Lulzim Basha mesazh kundërshtarëve: Nuk jam tërhequr nga politika, kam përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë besuar

0
989
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Panaritin e Librit në Pallatin e Kongreseve, ndërsa iu ka dërguar një mesazh të gjithë kundërshtarëve të tij, tre prej të cilëve janë trinomi Edi Rama, Ilir Metaj dhe Sali Berisha.

I shoqëruar nga vajza e tij, Basha ka treguar se gjatë kësaj periudhë ku ka qëndruar më larg nga politika e ka shpenzuar me familjen.

I pyetur nëse është tërhequr nga politika, Basha theksoi se asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht, veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarëve. “Jam bashkë me vajzën për të vizituar panairin dhe për të parë botimet e reja, kryesisht të autorëve shqiptarë. Asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht nga politika.

Veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarë nuk mund të tërhiqen nga përgjegjësia që kanë para tyre. Mund t’ju them që kjo kohë më ka shërbyer për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Për të shpenzuar kohë cilësore si ardhja në panairin e librit ku ftoj të gjithë prindërit dhe fëmijët”, deklaroi Basha për “Ora News”.

Më herët gjatë kësaj jave ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka heshtur për akuzat që Sali Berisha i adresoi ndaj tij këtë të hënë për portin e Durrësit, ku tha se është i përfshirë bashkë me Ramën. Basha përmes një postimi në Twitter, thotë se “non-grata” hap thesin e shpifjeve sa herë do të fshehë diçka. Për të trekëndëshi i Bermudës (Berisha, Rama, Meta) është i pandarë në korrupsion, lidhje me kr.imin dhe minim të demokracisë.

Zjarr Tv Ad