Lulzim Basha uron Albin Kurtin: Jam i lumtur të bashkëpunoj me qeverinë e re të Kosovës…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, për fitoren në zgjedhjet e mbajtura, të dielën në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në në rrjetet sociale, kreu demokrat tha se; është i lumtur që do të bashkëpunojë me qeverinë e re të Kosovës, në proceset e integrimit si dhe në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona. Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarde europiane, model demokracie për mbarë rajonin”.

Zjarr Tv Ad