Taulant Balla flet për zgjedhjet në Kosovë: Edhe partitë tona të pranojnë rezultatin…

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së drejtuesve politikë të PS në qarqe.

Balla i ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje, që do të krijojë qeverinë e re të Kosovë. Gjithashtu, Balla tha se uron që edhe në Shqipëri pas 25 prillit, çdo parti politike të pranojë rezultatin.

Dua ta nis me një urim për Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve me një standarde të larta, për një pjesëmarrje të admirueshme në zgjedhje. Kemi diskutuar në mbledhjen e Shtabit, mbi zgjedhjet në Kosovë. Konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë. Gjej rastin që të përgëzojë të gjitha partitë politike të Kosovës për frymën dhe standardin e zgjedhjeve. Dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen, mikun tonë Albin Kurtin për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Uroj që krijimi i qeverisë së re të marrin kohën e mjaftueshme. Mezi presim bashkëpunim. Ne jemi motër e vëlla dhe sigurisht që marrim nga njëri-tjetri mësime, eksperienca. Ajo që për mua është me rëndësi dhe që mesazhi që duhet të japim është se tashmë partitë politike të pranojnë rezultatin. Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prillit çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga kontestimet dhe bojkotet. Ata që humbim zgjedhjet duhet të kuptojnë që s’është faji i popullit por faji i tyre që humbin zgjedhjet. Kur populli merr pjesë masivisht, edhe pse ishte pandemia, mesazhi ishte i qartë”, është shprehur Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad