Lum golash në testin miqësor, Bajrami shënon tripletë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Empolit është duke bërë përgatitjet për sezonin e ri në Serinë A.

Skuadra e drejtuar nga Zanetti ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një test miqësor me të rinjtë e skuadrës. Empoli arriti të fitonte me rezultatin 12-1 përballë vogëlushëve. Ashtu si edhe sezonin e kaluar në këtë takim ka shkëlqyer edhe mesfushori i kombëtares Nedim Bajrami. Futbollisti ka arritur të shënoj një tripletë në këtë takim duke treguar edhe njëherë formën e tij të mirë.

Sezonin e fundit 23-vjecari luajti në 35 takime me Empolin në të cilat arriti të shënonte 6 gola dhe të dhuronte po kaq assist.

Zjarr Tv Ad