Macet nuk shkojnë me qentë, por nuk është ky rasti”, Meta prezanton mikun e ri nga Bosnja

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti, Ilir Meta, u ka uruar mëngjesin nga Bosnja ndjekësve të tij në facebook.Së bashku me mikun e tij më të ri, Darkon, Meta ka shfrytëzuar freskinë e mëngjesit për një shëtitje në Jahorinë.

Meta: Ju përshëndes me Darkon, mikun tim të ri këtej nga Jahorina në Bosnje pas një shëtitje mjaft të këndshme. Përshëndes në veçanti Sashën, macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë se macet me qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti.

Gjatë qëndrimit në Bosnje në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP) në Sarajevë, Meta ka pasur edhe një takim me Majlinda Bregun.

Meta: Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zjarr Tv Ad