Makina përplas efektiven e Policisë Rrugore në Vorë

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë. E lënduar si pasojë e aksidentit ka mbetur, Arta Shurbi, policja e qarkullimit rrugor.

42-vjeçarja u dërgua në spital dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Aksidenti i dyfishtë ndodhi rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti.

Dy makina u përfshinë në aksident, dhe një prej automjeteve përplasi policen, e cila ishte në shërbim.

“Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore”, raportoi policia.

Ndërkohë po dy vite më parë, ajo u përplas nga një kamion.

Arta Shurbi u aksidentua nga mjeti i tonazhit të rëndë tek Mbikalimi i Kamzës.

Zjarr Tv Ad