‘E ke vështirë të konkurrosh me Shkodrën’, Benet Beci ‘kokë më kokë’ me Pjerin Ndreun

0
501
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas postimit të Edi Ramës mëngjesin e djeshëm, ku shfaqej në foto me Pjerin Ndreun, ka reaguar Benet Beci. Kryebashkiaku shkodran i ka dhënë një përgjigje të qartë sfidës së hapur nga kryeministri se kush nga të dy do e fitojë sfidën në zhvillimin e turizmit.

“Spanjë e vogël, Lezhë e madhe, pushka top Pjerinit! Po me Shkodrën vështirë e ka, se siç ka shkrujt Koliqi: “Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”, e vështirë se para i del kush vetë”, shkruan Benet Beci në facebook.

Ishte Rama, ai që fillimisht me anë të një postimi në rrjetet sociale nxiti dy kryebashkiakët, Becin dhe Ndreun për të të transformuar veriun, e madje për t’ia kaluar edhe jugut.

“Me kryebashkiakun (Pjerin Ndreun) që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. (Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad