Makina përplas për vdekje vëllain e regjisorit të njohur, Piro Milkani: Humba edhe shokun më të mirë të jetës

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 88-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë të premten e 29 marsit në Park Avenue, në Worchester, SHBA. Bëhet fjalë për Mihallaq Milkanin, vëllain e regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani. Policia amerikane është duket hetuar rastin si aksident të qëllimshëm, ndërsa familjarët e Milkanit kanë reaguar për mediat britanike.

Shkrimi i medias amerikane:

“Ndërto dije dhe pasuri për familjen në mënyrë që të kujdeseni për fëmijët tuaj”, këto janë disa nga mësimet e jetës që Mihallaq Milkani u dha fëmijëve të tij, nipërve dhe miqve të tij me të cilët rrinte rregullisht në Espress Yourself Coffee, në Richmond Avenue.

Një shtyllë e dashur e familjes së tij dhe rrjetit të miqve të tij, Milkani, 88 vjeç, vdiq të premten pasdite, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 69-vjeçar.

“Të gjithë e njohin atë në Worcester. Kam marrë telefonata pa ndërprerje”, tha Eftim Milkani për babain e tij. “Ai ka bërë disa vizita në urgjencë, por asgjë nuk e rrëzoi, shërohej gjithmonë. E urrej ta them këtë, por u desh një kamion i madh për ta marrë nga jeta. Asgjë tjetër nuk po e rrëzonte.”

Zjarr Tv Ad