Dumani shpalos shifrat: Në hetim ish-kryeministra e ish-kryebashkiakë

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në fjalën e tij në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u shpreh se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm.

Po kështu kreu i SPAK-ut theksoi se ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja.

“Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike me jashtë shtetit, kryesisht me Italinë, Francën, vendet nordike, si dhe me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kosova”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad