Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kompania japoneze e automjeteve, Toyota do të tërheqë nga tregu 1 milion makina në të gjithë botën për shkak të problemeve me airbag. Sipas kompanisë, airbag-ët mund të hapen vet pa pasur shkak ose nuk funksionojnë gjatë një përplasje.
Bëhet fjalë për automjete të ndërtuara nga Korriku i vitit 2002 deri në Qershor të vitit 2015. Këto makina që kanë probleme me airbag janë të modeleve të ndryshme. Sipas Toyota, një qark i shkurtër elektrik mund të shkaktojë dëmtime duke çaktivizuar airbag.
Pronarët e automjeteve do të njoftohen në Dhjetor, kurse pikat e autorizuara të shitjeve do t’u dërgohen pjesët zëvendësuese të airbag-ëve. Toyota nuk bëri me dije nëse ky problem ka shkaktuar aksidente apo pasoja të tjera.