Manaj prezantohet te skuadra e re, nënkryetari i klubit: Është një emblemë!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili tashmë ka ardhur. Rey Manaj do të jetë një lojtar i Albacete për 5 vitet e ardhshme.

Sulmuesi lushnjar ka firmosur deri në vitin 2024 me skuadrën spanjolle, duke u larguar kështu nga gjiganti italian, Inter. Firmën me Manaj, nënkryetari i klubit, Victor Varela e ka konsideruar si të domosdoshëm, pasi 22 vjeçari është tashmë një emblemë e klubit.

“Rey është një emblemë e klubit, një lojtar i së ardhmes, me shumë projeksion dhe rritje me ekipin. Ne jemi të bindur se prezenca e tij këtu është një sukses pasi ai gjithashtu është integruar shumë mirë në qytet. Është një emblemë e klubit, lojtar i së ardhmes, me shumë projeksion dhe që rritet me ekipin “-deklaroi Varela.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Interit shpjegoi se ai nuk donte të fliste për oferta të tjera me përfaqësuesin e tij, sepse ishte shumë i lumtur me ekipin.
“Unë jam shumë i lumtur këtu dhe unë dua të kapërcej qëllimin e vitit të kaluar në të cilin arritëm në zonën ‘playoff’ dhe humbëm.”-pohoi Manaj.

Gjatë sezonit të fundit, ku Manaj ishte në formulën e huazimit nga Inter, sulmuesi kuqezi grumbulloi 29 takime dhe realizoi 6 gola.

Zjarr Tv Ad