Manifestimi i 2 marsit, Bardhi thirrje demokratëve: Kur shkelet kushtetuta bie shteti

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD ka postuar në faqen e tij në fecebook një thirrje tjetër për pjesmarrje në manifestimin e datës 3 mars pasdite në Tiranë.

“Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve”. Shkruan Bardhi në shenimin e tij.

Ja postimi:

Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Zjarr Tv Ad