Manjani: Dua të kuptoj se si e ka korruptuar Malltezi vjehrrin e vet…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani/

Kot për muhabet ligjor dhe, gjithnjë për të mbajtur logjikën në punë:

1. A mund të ketë korrupsion ndërmjet anëtarëve të familjes?! Nëse po si bëhet? Familjari (aktiv) i çon para familjarit (pasiv) për të bërë një punë?! Po pastaj ku i çojnë paratë këta në familje të tjera apo brenda familjes?!!

Thjesht kuriozitet e kam. Dua të kuptoj se si mund ta ketë korruptuar Jamarbër Malltezi vjerrin e vet…Në asnjë fjalor jurisprudence nuk e gjej këtë logjikë, ndaj pyes.

2. Si mund të jenë dy të korruptuar aktivë kur njëri prej tyre është familjar me të korruptuarin pasiv?!

Shumë kurioz jam të di se si lidhet logjika…

3. Veprimet tregtare ndërmjet ortakëve në biznes a quhen korrupsion?! Nëse po, të gjithë ata që janë të regjistruar në QKB janë të korruptuar?!

Mos është më e ndershme që tu shkruhet me ligj të gjithë ortakëve të regjistruar në QKB që të paraqiten vetë me dëshirë në SPAK të paktën një herë në vit.

4. Nuk po pyes më për masat e sigurisë nga më ekstremet për persona pa akuzë,

dmth pa prova,kur Kushtetuta ulëret për të kundërtën.

5. Nuk po pyes më as për arrestin pa akuzë dhe prova të deputetit. Por thjesht po përpiqem të kuptoj cila është përgjegjësia e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit të cilët morën pronën e tyre dhe e zhvilluan, pa ja ditur për nder Sali Berishës. Ky i fundit vetëm i sorollati në kohë.

Meqë ra fjala edhe një pyetje të fundit:

A quhet sorollatja 15 vjeçare për marrjen e pronës private favor korruptiv?! Nëse po si dreqin ka ndodhur se nuk ma rrok logjika.

Zjarr Tv Ad