Manjani-Ramës: Liro Belerin, pastaj jepu mend të tjerëve për policët e Kosovës

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje për të disatën herë president serb Aleksandër Vuçiç, për lirimin e 3 policëve kosovarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i bën thirrje Ramës që të lirojë kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, të respektojë pa kushte vullnetin e popullit të tij, pastaj t’u japë mend të tjerëve.

Postimi i Manjanit:

Lëri policët e Kosovës që ka arrestuar Vuçiçi, po lejo të zgjedhurin e Himarës të shkojë në zyrë, o zotni! Rrespekto pa kushte vullnetin e popullit tënd njëherë, pastaj jep mend për punët e të tjerëve.

Fredi Beleri mbahet në paraburgim pa asnjë argument bindës dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e shkruara të këtij shteti.

Mbahet në paraburgim me sajesa policësh të qeverisë dhe së fundi edhe me dëshmi penaliteti fallco.

Mbahet në paraburgim në dhunim të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, të Lirive e të drejtave themelore dhe gjithashtu të parimit Europian të autonomisë vendore.

Zjarr Tv Ad