Manjani: Top Channel manipuloi intervistën time

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka hedhur dyshime se një intervistë që ka dhënë në Top Channel për emisionin “Inside Story”, është manipuluar.

Intervista sipas Manjanit, ka qenë për çështjen e inceneratorëve. Me anë të një sqarimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se ka pasur përpjekje nga gazetari  që e ka intervistuar për ndryshuar kahun e bisedës, pra të përgjigjeve të tij.

Sqarimi i plotë:

Dua të sqaroj miqtë e mi dhe, më këtë rast edhe armiqtë e mundshëm mbi praninë time në dokumentarin e Inside Story të transmetuar mbrëmë në Top channel, dokumentar të cilin sapo e pashë në internet.

1. Më është kërkuar një intervistë nga kryeredaktori i këtij programi me temë politikanët dhe karriera. E pranova që ta jap këtë intervistë.

2. Kur e dhashë intervistën as që e kisha idenë se cila ishte tema dhe objekti i dokumentarit. As nuk u interesova sepse nuk e bëj asnjëherë këtë gjë. Madje as se kur do transmetohej nuk e dija.

3. Përpjekjeve të gazetarit për të folur për përfshirjen e Ben Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve iu shmanga me një arsyetim të thjeshtë: nuk dua të bëhem pjesë e drejtësisë popullore të supozimeve. Përveç kësaj, për 15 muaj jam ulur në të njëtjën tavolinë pune me Benin dhe i qëndroj përgjegjësisë solidare. Nuk shkon në asnjë rrethanë të thuash sot “i thashë..” apo “s’isha dakord..” , apo shprehje të tilla.

4. Për çështjen e inceneratorëve kam mbajtur qëndrim publik të qartë dhe i qëndroj të gjitha qëndrimeve të mia. Mbetem kritik me mënyrën si është copëtuar e përçudnuar kjo çështje nga SPAK. Mbi të gjitha akuzat me hetime të copëzuara,të paplota dhe të paprovuara janë të papranueshme.

5. Mbetem kritik i mënyrës bolshevike drejtësisë penale, ku nuk sqarohet e vërteta, por bëhet pis personi.

6. Konsideratat e mia në atë dokumentar, janë të natyrës së përgjithme dhe të palidhura nga unë me çështjen “Ahmetaj”.

7. Gjykoj se dokumentari në tërësinë e tij ishte agresiv dhe me konkluzionet të papjekura. Ishte një përmbledhje me çerek të vërtetash por të lidhura brenda një llogjike jobindëse.

8. Është e drejtë e medias të bëjë edhe konkluzionet e saj, por gjykimi publik me konkluzione të paprovueshme është i gabuar.

Sidoqoftë, kjo është një gjë që i takon personave të përmendur aty. Desha vetëm të sqaroj pozitën time dhe qëndrimet e mia aty,të cilat i kam mendime që i shpreh rregullisht në hapësirën publike.

Zjarr Tv Ad