” Të ketë 1 ose 2 të vrarë”/ Analisti i njohur trondit me deklaratën dhe zbardh skenarin e frikshëm

0
288
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Genc Burimi, i ftuar në Euronews Albania, analizo protestën që pritet të mbahet në 11 shkurt nga opozita në Tiranë. Në fjalën e tij Burimi bëri një deklaratë të fortë teksa tha se i vetmi rezultat që mund të presë Berisha nga kjo protestë është që të ketë viktima.

Sipas analizës së tij protestat e mbyllura paqësisht nuk i dhanë asnjë rezultat opozitës në të kaluarën, ndaj ai tha se në optikën e tij mendon se Berishës i interson të ketë përpalsje.
“Unë mund të them që i vetmi rezultat që  Berisha mund të presë është që ky manifestim i madh ta çojë Ramën në gabim dhe të ketë 1 ose 2 të vrarë dhe të bëhet si ndeshje barazimi, topi në mes. Këtë shpreson ai pa e thënë, se është tragjike të thuash që unë shpresoj vdekjen e një shqiptari që të përfitojë.

Vetëm kjo mund të sjellë për mua një zahalli të tillë që mbrapa edhe mund të justifikohet dhuna. U pa kur u vra ai djali nga policia. Këtë mendon Berisha, se ai thotë që 21 janari ishte provokim nga Rama dhe kërkon që Rama të bie në kurth tani”, tha Burimi.

Zjarr Tv Ad