Manjani: Viti 2024 më i vështiri për shqiptarët

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për juristin Ylli Manjani viti 2024 do të jetë më i vështiri për shqiptarët në aspektin ekonomik dhe jetesës.

I ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, Manjani deklaroi se gjysma e shqiptarëve që duhet të votojnë janë jashtë vendit.

Manjani: “Zyrtarisht gjysmat e atyre që janë në listën e votuesve nuk janë në Shqipëri, janë gjysma e shqiptarëve.

E para është se duhen ditur se ku janë. U bënë teste për ti regjistruar në një adresë dhe refuzuan, e bënë shumë pak.

Tjetër që është një shqetësim teknik, se si garantohet vota me postë është e personit dhe jo e familjes. Në qendrën e familjes nuk e lejojmë ne.

Janë disa shqetësime teknike të cilat nuk janë kaq të thjeshta sa thuhen.

Të gjitha raportet e ODIHR, nuk thonë më bëni ligje, por zbatoni ligjet që janë bërë.

Këta tani bëjnë estradë, këta kallamsheqerat.

Sajohet një teatër i madh, angazhuan edhe ambasadat që i nxorrën fiasko, është saju një teatër.

Merret kryetari i opozitës reale, arrestohet në shtëpi. Tani ka dalë dhe BigBrotheri. Të gjitha këto janë veprime për të shmangur vëmendjen nga problemet kryesore që ka Shqipëria.

Viti 2024 është viti më i vështirë i mundshëm nga pikëpamja ekonomike dhe jetesës së shqiptarëve.

Ka filluar me një barrë fiskale të jashtëzakonshme, po prezantohen taksa që shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm fare, vetëm kur të shohin faturën tek dera e shtëpisë. Janë ndryshuar ligje, pa e marrë vesh se si, vetëm kur e shohim të botuar në Fletoren Zyrtare.

Ka shqetësime serioze për një firmën piramidale ndërtimi, një kolaps total. 50 mijë apartamente janë të pashitura.

Ka dhe leje të tjera që janë dhënë për të bërë prap, por nuk ka kush të blejë më. Nuk merret kush me këtë.

Euro vazhdon të jetë 1 me 1″.

Zjarr Tv Ad