Maqedoni, Cakaj: Miratimi i Ligjit të Gjuhëve arritje historike

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov. Në fjalën e tij, Cakaj tha se  miratimin e ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja e Prespës është një arritje historike, për shtetin fqinj.

“Miratimi i Ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja në Prespë është arritje historike. Vendi është i orientuar drejt qëllimeve të veta strategjike në paqe, siguri dhe prosperitet. Forcimi i dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, interes i përbashkët. Mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është më e fortë se kurrë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, fitore dypalëshe. Vlerësim për arritjet e Maqedonisë së Veriut në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, rol kyç në arritjet e demokratizimit të shoqërisë së vendit.

Projektet e përbashkëta dypalëshe, mënyra më e mirë për perspektivën e përbashkët evropiane.”, -tha Cakaj.

 

Zjarr Tv Ad