Marrëveshja që “shkrin” kufijtë Shqipëri-Kosovë, udhëtarët e dy vendeve do të lëvizin pa ndalesë në kufij

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Elbasan po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës ku janë firmosur disa marrëveshje mes palëve për të lehtësuar lëvizjen qytetarëve në të dy anët e kufirit. Për të kontrolluar zbatimin e këtyre marrëveshjeve, Albin Kurti dhe Edi Rama u shprehën se “kemi caktuar një koordinatorë të përbashkët”.

“Sekretariati koordinues ndërqeveritar do të ndjekë zbatimin e marrëveshjeve në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional për të jetësuar parimet dhe objektivat. Sekretariati ka objektiv ndërveprimin për administratat dypalëshe pranë dy qeverive dhe të informojë në kohë reale zyrat përkatëse për çdo problem që shfaqet në përmbushjen e këtyre marrëveshjeve” u shprehën dy kryeministrat në tryezën e përbashkët.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se tashmë Kosova do të ketë zyrën e vet doganore në portin e Durrësit. “Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në Durrës dhe Porto Romano dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për hyrje daljen e mallrave”.

Edi Rama u ndal konkretisht te lëvizja e qytetarëve duke kërkuar që të shmanget kaosi me radhët e gjata në doganë. “Ministrave të Brendshëm u kemi kërkuar të na e bëjnë jenë më të lehtë kur vjen puna për qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Jeni ju të dy që ta bëni për sezonin e ardhshëm turistik kur duhet të kalojë kufirin që kthehet në një vargan pafund makinash që kalojnë përmes dy kontrollesh”. Ndërkoh/ dhe vetë ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi u shpreh së lëvizja pa ndalesë në kufi do të ndodhë para sezonit të ardhshëm turistik.

“Nga ana tjetër, nuk është pjesë e marrëveshjes por me kërkesë të kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës sidomos në pikën kryesore të kalimit mes vendeve tona, kemi rënë dakord me ministrin e Brendshëm të Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë çdo gjë përsa i përket identit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare të ndalojë në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonës”, tha ai.

Ai poashtu tha se gjatë fundjavës së festave të nëntorit s’do të ketë kontrolla në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë në qarkullim gjatë festës së 28 nëntorit. Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar se ne jemi dy shtete të ndryshme”, tha ai

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme zbuloi tre marrëveshjet e firmosura mes dy qeverive. “Në zonat kufitare banorët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë deri në 30 km në secilën anë për të ringjalluar krahinën dhe do të lehtësojnë jetën e banorëve në brezin kufitar.

Nxënësit do të kenë më të lehtë shkollimin. Për një jetë më të mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare. Pika e dytë lidhet me pikën doganore në Shishtavec, do të jetë e hapur 24 orë. Objekti i ri i pikës kufitare është ndërtuar në territorin e Shqipërisë. Leja e qëndrimit të përkohshëm tani do të merret për 5 vite dhe do të hiqen burokracitë” deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad