“Për çfarë e bëni këtë?”, Rama urdhër ministrave të brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë: Hiqeni vetë, se e kalova në votim…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka vënë në lojë ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, në lidhje me lejet e qëndrimit me afat 5-vjeçar që do të jepen për qytetarët e të dy vendeve. Rama tha se nuk ka asnjë kuptim që afati i qëndrimit të jetë 5-vjeçar, dhe gati gati urdhëroi që kjo pikë e marrëveshjes të ndryshohej.

Rama: Pse e bëni këtë lejen për 5 vite, pse nuk e hiqni fare këtë 5-vjeçarin, e marrin lejen për tu martuar nga familjet përkatëse, u njoftojnë ju, pse duhet të vijnë te ju prapë pas 5 vitesh? A mund të ma shpjegojë këtë ndonjëri prej jush?

Zvelça: Në rastin që ju përdorët, patjetër që nuk do të ketë nevojë. Leja 5-vjeçare do të vlejë për studentët, të punësuarit, atyre do ti zgjatet automatikisht leja.

Rama: Hiqeni fare atë 5 vjeçarin, si thoni, që të mos e heqim me votë këtu se dilni në minorancë ju të dy.

E sigurisht që pas këtij ultimatumi të kryeministrit, ministrat e brendshëm ranë dakord për zgjatjen e lejeve të qëndrimit me afat të pakufizuar, qoftë për shqiptarët që duan të jetojnë në Kosovë, qoftë për shqiptarët e Kosovës që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri

Zjarr Tv Ad