“Masa ndaj Berishës anti-kushtetuese”/Cakrani: Po mbushen burgjet me të pafajshëm

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Kujtim Cakrani ishte këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha se masa e marrë ndaj tij është antikushtetuese, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë pritshëmri drejtësië nga gjyqtarja e cila sipas tij, merr vendime për arrestime natën duke shkelur edhe ligjin.

Ai i ashpërsoi tonet ndërsa tha se kemi të bëjmë me skemë mafioze e cila ka future shumë njerëz të pafajshëm në burg.

“Në bazë të nenit 73 të kushtetutës nuk është i rregullt. Për mua duhet të ishte kaluar në Kuvend, në parlament e të tjera. Gjithsesi unë e kam thënë edhe te ju e kudo, se unë nuk kam asnjë pritshmëri të prokurorët e paaftë sidomos si prokurorja Irena Gjona që mund të firmosë këtë.

Sepse çfarë ka ndodhur, janë mbledhur gjyqtari pasdite, shkon prokurori tendera e gjyqtarit dhe i thotë “na ma firmos këtë se do bëj ca arrestime”. E kuptoni çfarë prokurorie është kjo? Kjo është prokurori mafioze, janë mbushur burgjet me të pafajshëm me këto skema mafioze të prokurorëve dhe gjyqtarëve që marrin vendime natën”,-tha avokati.

Zjarr Tv Ad