Masa për Berishën, zbardhen debatet në seancë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen prapaskenat e shtyrjes së procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që në nisje të procesit ka pasur debate. Një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me çështjen.

Raportohet se prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, ndërkohë që avokatja tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, është shprehur Cenalia.

Ndaj edhe gjyqi u shty për në orën 15:00.

Zjarr Tv Ad