Pyetet për akuzat ndaj Berishës, ja si reagon Rama

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur edhe lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është vënë nën akuzë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Rama refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve, që i kërkuan mendimin e tij për vendimet e fundit të SPAK.

“Ik tani. Mirupafshim”, iu drejtua Rama ndërsa hipi në automjetin që e shoqëronte dhe u largua.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro e cila u pyet lidhur me veprimet e fundit të SPAK. Ajo tha se mazhoranca “respekton ndarjen e pushtetit”, ndaj edhe nuk preferoi të jepte komente te mëtejshme.

Zjarr Tv Ad