Nga Fationa Bato
Ndërsa ne përditë notojmë në gënjeshtra, të dallosh një gënjeshtar nuk është e lehtë.
Ata pushtojnë ekranet cdo ditë e natë me opinionet e tyre të falsifikuara, luajnë me faktet duke groposur të vertetat e duke i mbuluar me argumente dredharake.
Përpiqen të ngulitin opinionin e tyre në mendjen e teleshikuesit. Mendoj se është e veshtirë të marrë fund ky akti i përpjekjes së qëllimshme për të mashtruar opinionin publik me argumente të ndërlikuara, intelektualisht të pandershme.
Në fjalet e tyrë përfshijnë konotacionin e një pretendimi, argumenti ose historie që duket të jetë e vlefshme dhe duket e mirë, por është në të vërtetë mashtruese dhe e rreme.
Gjithologë, na mbani larg legjendave tuaja urbane, të cilat nuk do të verifikohen kurrë!
Kujdes!!! Si t’i dalloni mashtruesit përmes ekranit??
Një mashtrues ju ben te besoni se ai është në anën tuaj. Shpesh, ai do të pozojë si një individ i kujdesshëm që ka në zemër interesat tuaja më të mira. Një mashtrues ju bën të besoni se ai po ju jep shumë .
ATA distancojne veten nga e vërteta për të shmangur llogaridhënien dhe përgjegjësinë për veprimet e tyre. Shpesh e largojnë veten nga historia duke iu referuar më pak vetes kur bëjnë deklarata mashtruese. Ata do të shmangin përdorimin e përemrave si “unë”, “i imi” dhe “vetja”.