Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Matit ka ndaluar shtetasin në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.
Ky i fundit paraqitej si avokat dhe ka mashtruar shtetasin A.M parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.” – njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.