“Mbajnë erë dhe janë të zhytur në….”, Rama nuk përmbahet, sulmon opozitën: Premton vetëm izolim nga bota

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë mbajti një fjalë të shkurtër për mediat, ku fokusi nuk ishin zgjedhjet, por ndikimi i inflkacionit dhe kriza energjetike. Ai theksoi se Shqipëria në këtë kohë duhet të jetë e lidhur me miq dhe aleatë të fuqishëm për të përballuar krizën.

“Në këtë epokë kërcënimi të madh, kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky kontekst kërcënues dhe na duhet të përballemi me pasojë që është jashtë nesh dhe vjen tek ne, siç erdhi tërmeti dhe pandemia. Na duhet sigurisht që të jemi të qartë, të vendosur dhe të bashkuar dhe sa më të lidhur me partnerë dhe aleatë të fuqishëm”, theksoi  Rama.

Ai shigjetoi opozitën, ndërsa tha se në vend që të ishte bashkëpunues, kjo e fundit bën të kundërtën  dhe premton vetëm izolim.

“Dhe sigurisht do ishte mirë, që opozita të rrinte mirë në këtë kontekst, por kemi një opozitë, që premton vetëm izolim nga bota dhe është e zhytur në thesin e rublave. Është fatkeqësi, edhe veprimtaria, edhe mënyra si vepron në mënyrë të përditshme mban erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad